Ish kreu i FIFA-së, Sepp Blater, ka konfirmuar se ka mashtrime gjatë shorteve të garave ndërkombëtare.
Sepp Blatter e ka pranuar se ka manipulime gjatë shorteve të ndryshme në garat ndërkombëtare.
“Unë e kam parë me sytë e mi atë. Ishte rreth një gare evropiane. Kjo mund të vërehet me tërheqjen e topave të identifikuar, ose ata mund të jenë të nxehtë, ose të ftohtë. Unë kam qenë dëshmitar”, ka thënë Blatter.
“Unë kurrë nuk e kam bërë këtë, presidentë të tjerë po”, ka shtuar zvicerani që është përjashtuar nga çdo aktivitet i futbollit pas skandaleve në FIFA.