Telegrafi

Shokon aktorja Jane Fonda, “jam përdhunuar kur isha e mitur”

MILAN, ITALY - JANUARY 18: Jane Fonda attends 'Che Tempo Che Fa' TV Show on January 18, 2015 in Milan, Italy. (Photo by Stefania D'Alessandro/Getty Images)

Ajo është një prej ikonave të kinemasë botërore. Bëhet fjalë për Jane Fonda, aktoren e famshme e cila në një rrëfim të rrallë ka shokuar me deklaratën e saj, kur thotë se është përdhunuar kur ka qenë e mitur.

“Më kanë përdhunuar që kur isha fëmijë, madje jam pushuar nga puna sepse nuk kam pranuar të kryej marrëdhënie me shefin tim”, ka deklaruar fituesja e dy herë të çmimit Oscar në një intervistë për revistën “”The Edit Magazine”.

Ylli i filmave gjithashtu u shpreh e frikësuar mbi atë që mund t’u ndodhë vajzave të reja si ajo që mund të jenë abuzuar dhe nuk e kanë kuptuar këtë. Kjo është edhe arsyeja se përse ajo sot, duke marrë frymëzim edhe nga e kaluara e saj, është aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave.

“Një nga gjërat e mëdha të lëvizjes së grave që është bërë është që ne kemi kuptuar që përdhunimi dhe abuzimi nuk është faji ynë. Ne kemi qenë të shkelura dhe kjo nuk është e drejtë”, është shprehur aktorja.

Më herët ajo ka deklaruar se edhe nëna e saj ka qenë pre e abuzimit seksual që në moshën 8-vjeçare. Nëna e saj vrau veten në moshën 42- vjeçare, duke e lënë vajzën e saj Jane, vetëm 12 vjeçe.