Telegrafi

Shokon aktori Charlie Sheen i diagnostikuar me AIDS, tregon të vërtetën e fshehtë të Hollywoodit (Video)

Charlie Sheen këtë të mërkurë gjatë një intervistë në “The Kyle and Jackie O Show” ka treguar të vërtetën e Hollywood dhe faktin se ai njeh aktorë të tjerë që janë diagnostikuar më HIV, por kanë frikë të flasin në publik.

“Ka shumë të tillë, dhe unë i njoh kush janë, por këtë do sekret do e marr me vete në varrë”- u shpreh 51-vjeçari.

Në nëntor të vitit 2015, aktori i njohur amerikan Charlie Sheen rrëfeu për publikun se ishte HIV pozitiv duke tronditur kështu opinionin publik. Ish-partneret e tij dhe partnerët e tyre aktualë u “mobilizuan” për të bërë analizat, në mënyrë që të zbulonin nëse edhe ata ishin të infektuar, transmeton Syri.net

Sheen duket se po e përjeton me mjaft sportivitet situatën e tij shëndetësore, madje ai ka shprehur se ndjen një përmirësim të dukshëm pas kurës që po ndjek. “Duket për të qeshur, por tani që po përdor ‘ilaçin magjik’ PRO-140, ndihem më i sigurt se shumica e njerëzve që rrezikohen çdo ditë nga infektimi me virusin”, tha ai në një emision televiziv.