Telegrafi

Shokohen rusët, 84-vjeçarja pëson sulm në zemër në minibus – shoferi e nxjerr jashtë dhe e lë në rrugë (Video)

Policia ruse ka filluar hetimet kundër shoferit të një minibusi, i cili e kishte nxjerrë në rrugë gruan e moshuar që kishte pësuar sulm në zemër duke e lënë në rrugën Timashjovk.

84-vjeçarja kishte humbur vetëdijen derisa ishte brenda minibusit, duke bërë kështu që shoferi të ndalet në rrugë, por kur të gjithë menduan se do ta ndihmojë – ai veproi ndryshe së bashku me pasagjerët e tjerë e nxorën jashtë dhe e lanë të shtrirë në rrugë, dhe vazhduan rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.

Megjithatë jo të gjithë reaguan si shoferi dhe disa pasagjerë, pasi dy persona qëndruan për ta ndihmuar gruan e moshuar të shtrirë në rrugë pavetëdije.

Mediat ruse raportojnë se e moshuara kishte qëndruar në rrugë për më shumë se 30 minuta, derisa në vendin e ngjarjes nuk kishte dalë autoambulanca që e dërgoi në qendrën e kujdesit intensiv.

Një nga zyrtarë e lartë lokal, Andrei Palij, ka kritikuar ashpër shoferin e minibusit që nuk e kishte dërguar të moshuarën në spital.

“Nuk e di si ka mundur ta lë në atë gjendje në rrugë. I gjithë rasti është raportuar në polici”, ka shtuar ai. /Telegrafi/