Telegrafi

Shokohet Ronaldo, del në pah pagesa e tij prej 375 mijë dollarë për të tërhequr akuzat për përdhunim

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, raportohet se ka paguar 375,000 dollarë për të mbyllur një akuzë për përdhunim në një hotel të Las Vegasit në vitin 2009.

Magazine gjermane Der Spiegel, pretendon se e ka edhe emrin e vajzës që e akuzoi portugezin.

Ngjaraj ka ndodhur në Las Vegas me 12 korrik në vitin 2009, me një vajzë që ishte nën 20 vjeç.

Pagesat janë bërë një gjashtë rata dhe me çështjen është marrë avokati i lojtarit Carlos Osorio de Castro.

Gazeta ka edhe dokumentin ku akuzat janë shuar me nënshkrimin e të dyja palëve.

Ndërkohë mbeten ende për tu sqaruar detajet e tjera.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Cristiano Ronaldo përfundon në një situatë të tillë.

Në vitin 2005, kur luante te Manchester Utd, u dëgjua nga Scotland Yard dhe pas disa orësh u la i lirë me garanci.

Duhej tu përgjigjej akuzave të dy vajzave që pretendonin se ishin përdhunuar nga CR7 dhe një mik i tij. /Telegrafi/