Ylli i pop-it, Pink mbeti pa fjalë dje pasi një fanse dyshohet se hodhi hirin e nënës së saj në skenë gjatë koncertit të këngëtares në “British Summer Time”.
Performanca e yllit amerikan të “Just Like A Pill” u ndal përkohësisht pasi fansja hodhi një çantë të mbyllur në skenën Great Oak të Hyde Park.
E hutuar nga situata e papritur, Pink, kërkoi sqarime nga publiku, duke pyetur nëse çanta përmbante vërtet hirin e nënës së fanses, shkruan The Sun.
“Prit, kjo është nëna jote?”, pyeti artistja.
“Unë nuk e di se si ndihem për këtë”, shtoi Pink.
Duke shprehur emocionet e saj të përziera për situatën, Pink vendosi çantën e vogël pranë një altoparlanti dhe rifilloi performancën e saj.
Është interesante se hiri nuk ishin të vetmet gjëra të papërshtatshme që u ngjitën në skenë gjatë dy shfaqjeve të Pink në kryeqytetin britanik gjatë fundjavës.
Të shtunën, një fans hodhi një rrotë të madhe djathi në skenë, teksa ajo po performonte hitet e saj. /Telegrafi/