Policia meksikane ka gjetur gjashtë trupa të pajetë të varur në dy ura në Baja California.
Autoritetet meksikane kanë njoftuar se të mërkurën kanë gjetur gjashtë trupa që qëndronin të varur në dy ura në verilindje të vendit, transmeton Telegrafi.
Avokati shtetëror ka deklaruar se janë gjetur gjashtë trupa të burrave, dhe se janë duke pritur rezultatet e autopsisë për të vërtetuar shkakun e vërtetë të vdekjes së tyre.
Në trupin e dy burrave edhe gjetur edhe një letër të cilën autoritet nuk e kanë bërë publike, por besohet se ka lidhur me bandat lokale.
Në këtë rajon të Meksikës që nga janari i vitit e deri në tetor janë vrarë 409 persona, që i bie të jetë dyfishi i vrasjeve që ka ndodhur të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/