Telegrafi

Shokohet bota e tenisit, Federer humb Lojërat Olimpike

Adhuruesit e Tenisit sot kanë marrë një lajm shokues.

Roger Federer nuk do të jetë në Lojërat Olimpike të Rios.

Kështu së paku i kanë bërë të ditur stafi mjekësor i tenistit zviceran, i cili ka lënduar gjunjët e këmbëve, transmeton Telegrafi.

Për më keq, ai ka mbyllur edhe sezonin dhe nuk do të paraqitet në terrenet sportive deri në vitin e ardhshëm.

“Kam marr një vendim të vështirë. Mjekët më këshilluan se nëse dëshiron edhe disa vjet të luan tenis, të cilën gjë e dua shumë, duhet të pushoj deri sa të shërohen të dy gjunjët. Ndjehem keq që do të humbas pjesën tjetër të sezonit”, shkroi mes tjerash në rrjetet sociale, Federer. /Telegrafi/