Telegrafi

Shokohet Barcelona, Enrique konfrontohet fizikisht me futbollistin e tij

Luis Enrique është konfrontuar fizikisht me njërin prej lojtarëve të Barcelonës.

Lajmi vjen nga mediat spanjolle, me ngjarjen shokuese që ka ndodhur pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen kundër Betisit.

Trajneri katalunas, i pakënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij, ka përdorur një gjuhë shumë të ashpër me ta, ndërsa njëri prej lojtarëve iu është përgjigjur në të njëjtën mënyrë, me konfrontimin fizik që është parandaluar nga kapiteni Andres Iniesta.

Emri i lojtarit që e ka kundërshtuar Enriquen nuk është publikuar ende.