Site icon Telegrafi

Shokohen të gjithë nga dëshmia e nuses që e helmoi vjehrrën: Më iku burri në Greqi dhe vjehrri më ngacmonte

Pak ditë më parë kemi dëgjuar një nga ngjarjet që rrallë herë ndodh në Shqipëri, ku nusja tentoi që të helmonte vjehrrën e saj.

Është zbardhur dëshmia e dhënë nga Elda Tanushi, 19-vjeçarja që pak ditë më parë tentoi të helmonte vjehrrën. Burime bëjnë me dije se e reja nga Dibra ka deklaruar në Sektorin e Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit, se kishte tentuar të helmonte vjehrrën duke i hedhur helm insektesh në kos, pasi sipas saj vjehrri e ngacmonte.

“Që kur burri im Donaldi iku në Greqi, vjehrri im nisi të më ngacmonte seksualisht.Nga ana tjetër vjehrra as nuk nuk kuptonte asgjë. Kam qenë në ankth gjatë gjithë kohës dhe bëra atë që bëra”, është shprehur 19-vjeçarja para inspektorëve të policisë. Të ndodhur në këtë situatë, policia ka kërkuar që të mblidhen më shumë prova në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, që duket se ka hapur edhe hetime të reja, ndërsa akuzat tani janë shtuar nga të dyja palët.

Ndërsa Arjana dhe Eduart Stafa (vjehrrit e së resë) janë shprehur se e kanë trajtuar 19- vjeçaren si vajzën e tyre, kjo e fundit ka deklaruar më herët se me të vjehrrën ka patur konflikte dhe së fundmi është shprehur se i vjehrri e ngacmonte prej kohësh. /Telegrafi/

Exit mobile version