Site icon Telegrafi

Shokohen pacientët, shfaqen pamje pornografike në spital (Video)

Kingston Hospital

Një grua shtatzënë ishte shokuar kur, pasi kishte mbërritur në spital dhe po priste të bënte një kontroll, në dhomë të pritjes së spitalit, përkatësisht tek televizori, u shfaqen pamje pornografike.

24-vjeçarja ishte duke pritur aty, kur filmi eksplicit u shfaq në ekranin e televizorit në Spitalin Northwick Park në veri të Londrës, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Gruaja e shokuar, e cila ishte 23 javë shtatzënë, ishte me burrin e saj në atë kohë.

“Kjo është e neveritshme. Kjo është e gabuar – nuk është e përshtatshme”, ka thënë ajo për Daily Star të dielën.

Ajo shtoi: “Ne ishim të vendosur në një zonë të pritjes së maternitetit për rreth 20 minuta, ku gjatë gjithë kohës janë shfaqur pamje pornografike në televizor”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=CDPgHgfa7iY

Exit mobile version