Site icon Telegrafi

Shokohen brazilianët, publikohen pamjet ku shihen gardianët e burgut duke i qëlluar me revole elektrike të burgosurit (Video, +18)

Prokuroria e Brazilit ka filluar hetimet në tre burgje në Goias, pasi një video që së fundmi po qarkullon në internet, shfaq brutalitetin e gardianëve që nuk hezitojnë të torturojnë në mënyrat më brutale të mundshme të burgosurit.

Videoja që besohet të jetë filmuar gjatë periudhës 2014-2015, por që këto ditë ka arritur në duar të prokurorisë dhe që është bërë publik edhe nga mediat, tregon se si disa gardianë përdorin revolet elektrike për të torturuar të burgosurit, transmeton Telegrafi.

Siç edhe mund të shihet njëri nga gardianët filmon kolegët e tij duke i goditur të burgosurit me revole elektrike. Por, ajo çfarë e ka nervozuar më shumë opinionin brazilian, ishte veprimi i gardianit që e godet me grushta të burgosurin derisa ishte në gjumë dhe më pas e godet edhe me revole elektrike.

Dhuna në burgjet e mbipopulluara të Brazilit ka filluar të bëhet një shprehi e përditshme. Në fillim të këtij viti, rebelimi që kishte ndodhur brenda një burgu, pati pasoja të tmerrshme – dhjetëra të burgosur të vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version