Një burrë gëlltiti aksidentalisht dy monedha metalike pasi shokët e tij i vunë ato në birrën e tij për shaka.
Sipas mediave, 29-vjeçari, i cili nuk është identifikuar, pothuajse menjëherë nxori njërën nga monedhat duke vjellë.
Megjithatë, monedha tjetër metalike, e cila është rreth 2.5 cm e gjerë, qëndroi brenda trupit të tij për të paktën dhjetë javë.
Ai kishte pritur që monedha të largohej vetë nga stomaku.
Kirurgët zbuluan se rreziku i ndërlikimeve nga kirurgjia ishte më i madh se rreziqet për të lënë monedhën brenda trupit.
Rrëfimi i çuditshëm u botua në revistat prestigjioze mjekësore britanike.