Ishte vetëm një fotografi e thjeshtë, që e realizuan gjatë vitit 1982 derisa po pushonin në një liqen Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.
Atëherë nuk do ta kenë menduar se ky imazh do të bëhej shkaktari që ata të takohen çdo pesë vjet, për të pozuar njëjtë si kur ishin nxënës të shkollës së mesme, transmeton Telegrafi.
Të pesë shokët janë mbledhur edhe këtë vit, për të qëndruar në të njëjtin hotel, si dhe të kujtojnë kohën kur ishin adoleshentë.
“Kemi pozuar sikur të ishim nervoz dhe provuam ta kthejmë sërish këtë qëndrim, megjithëse ishin shumë të lumtur që u bashkuam” ka thënë një prej tyre në fotografinë e publikuar.
Ata jetojnë në vende të ndryshme dhe merren me profesione krejtësisht të ndryshme, por ende iu ka ngelur shoqëria që kishin dikur. /Telegrafi/