Qytetarë të shumtë nga treva të ndryshme shqiptare, dje kanë marrë një aksion pastrimi në komunën e Skenderajt, pas vërshimeve që ishte goditur kjo komunë pak muaj më parë.
Në kuadër të këtij aksioni u mbollën edhe disa pemë, njërën ndër të cilat e emëruan Arlind Gjikolli-Gjikla, në kujtim të drejtorit menaxhues të Telegrafit dhe artistit të madh.
Kjo është bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, nga shokët e të ndjerit Gjikolli, Isa Thaqi e Dërfim Deçani.
“Dje në Bashkinë e Skënderajt u mblodhëm nga të gjitha trevat për pastrim pas vërshimeve të fundit. Ndërkohë mbollëm edhe disa pemë, njërën ndër të cilat e emëruam Arlind Gjikolli-Gjikla në emër të shokut tonë i cili iku në amshim”, ka shkruar Thaqi.
Drejtori menaxhues i Telegrafit dhe artisti, Arlind Gjikolli – Gjikla, ndërroi jetë më 5 dhjetor 2022 pas një sëmundjeje të rëndë.
I ndjeri ishte themeluesi i grupit “W.N.C” nga Peja “W-hite N-iggaz C-lan” (Klani i zezakëve t’bardhë). /Telegrafi/