Në fshatin e vogël Broad Heaven të Wales, fëmijët janë larguar me vrap nga oborri shkollës, pasi aty u afrua një objekt i pazakontë.
Drejtori i shkollës ka menduar se ata po gënjejnë dhe kjo është vetëm një arsyetim, për të mbuluar rrëmujën, por ata pretendonin se panë diçka jo normale, transmeton Telegrafi.
Këmbëngulja e nxënësve, ka bërë që atyre t’ju kërkohet të vizatojnë atë që u shfaq, për të dëshmuar se vërtetë kishte diçka.
“Kur i pashë ilustrimet e tyre, ishte befasuese sepse tërë vizatimet ishin të njëjta. Ata ishin bërë dëshmitarë të një UFO-je”, ka thënë Ralph Llewelly, drejtori i shkollës ku ndodhi rasti.
Pos kësaj ngjarje që ka ndodhur më 1977, ky vend besohet të jetë vizituar edhe herë të tjera nga krijesa jashtëtokësorë.
Në fshatin e qetë që ka pasur disa herë aktivitete misterioze, janë mbledhur sërish pas 40 vitesh, këta shokë që thonë se e kanë parë një anije jashtëtokësore.
“Ishte një fluturake e gjatë afro 12 metra, me ngjyrë gri të shndritshme. Ishte e ndarë në tri pjesë, lartë e rrumbullakët, kurse linjat e poshtme ishin më të mprehta”, ka thënë David Davies.
Së bashku me shokët e tij, ata mbajnë ende në mendje ngjarjen që u ndodhi si fëmijë, të cilën nuk arritën kurrë ta dokumentojnë. /Telegrafi/