Piper Stowe nga një shkollë fillore në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, organizoi mbledhjen e parave për një pajisje për video-lojëra për shokun e tij.
Nxënësi kishte shkruar në tabelë, se ishte mërzitur shumë që Nintendon që kishte në shtëpi ia kishin vjedhur, transmeton Telegrafi.
Shokët e tij mblodhën 200 dollarë dhe ia blenë të renë, ndërsa ai nuk mundi t’i përmbante emocionet kur ia prezantuan.
Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin mbresëlënës që preku të gjithë në klasë, si dhe shumë shikues që e panë përmes internetit. /Telegrafi/