Site icon Telegrafi

Shok në stacionin e trenit në Washington, në vend të reklamave në ekran shfaqen materiale pornografike (Video)

Shumë pasagjerë në stacionin e trenit Union në Washington, mbetën të shokuar kur në vend të reklamave në ekranin gjigant u shfaqen materiale pornografike, shkruan Washington Post.

Në ekranin digjital në stacionin kryesor të trenit, befasisht ishte shfaqur një material pornografik për tre minuta rreth orës 17:30, transmeton Telegrafi.

Këtë incident e kanë filmuar me telefona mobil pasagjerë të shumtë, kurse në ekran u shfaqen pamje në Pornhub.

Njëra nga pasagjerët ka pranuar se nuk kishte mundur të besojë se çfarë po ndodhte në një hapësirë publike, e në veçanti në një kohë kur mijëra njerëz udhëtojnë me trena.

“Përmbajtjet eksplicite u shfaqen në ekran dhe askush nuk vraponte që ta fikte”, ka shtuar ajo.

Drejtoresha e stacionit të trenit Beverly Staley ka thënë se zakonisht në këto ekrane shfaqen reklama të ndryshme dhe emra të kompanive që bashkëpunojnë me ne, dhe se këtë incident e kanë shkaktuar hakerët.

Ekrani është shkyçur derisa të sigurohen që incidente të ngjashme të mos ndodhin më. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version