Telegrafi

Shok në ‘Santiago Bernabeu’, Club Brugge po udhëheq me dy gola epërsi

Foto: Club Brugge KV/Twitter

Real Madridi nuk e ka nisur mirë Ligën e Kampionëve këtë edicion edhe pas blerjeve të shumta.

Pas humbjes nga PSG me rezultat 3-0, Real Madridi po humbet në shtëpi edhe në ndeshjen e dytë ndaj Club Brugge.

Rezultati pas pjesës së parë është 2-0 në të mirë të belgëve.

Edhe pse Real Madridi po sulmon dhe po krijon raste, nuk kanë arritur ta gjejnë portë.

Emmanuel Dennis ka qenë makth për mbrojtjen madrilene duke shënuar dy herë.

Fillimisht ai e gjeti rrjetën në minutën e 9-të, pastaj edhe në minutën e 39-të. /Telegrafi/