Megjithëse nuk arriti të rrëmbejë “Oscarin”, filmi “Shok” po vazhdon me sukseset e tij.
Projekti filmik bashkëprodhim kosovaro-britanik ka hyrë në pesë filmat e shkurtër më të shkarkuar në iTunes ne Zvicër, Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ekipi i filmit, të cilët kanë kërkuar mbështetjen e shqiptarëve në diasporë.
“Shok” do të shfaqet gjithashtu në festivalin prestigjioz “Tribeca Film Festival”, i cili mbahet nga 12 deri më 24 prill./Telegrafi/.