Telegrafi

Shoferja vallëzon pranë trupit të pajetë të viktimës, që e shtypi qëllimisht me veturë (Video, +18)

Në Shandong të Kinës, është filmuar momenti bizar kur shoferja ka vallëzuar pranë një trupi të pajetë.

Nuk bëhet i ditur identiteti i gruas, e cila vallëzon dhe bën gjeste të turpshme pranë viktimës që e shtypi me veturë, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarëve, ajo e ka qëlluar qëllimisht dhe më pas është larguar për disa metra, derisa është ndeshur me një veturë.

Në vend se të kërkojë ndihmë, gruaja me rrobe të bardha ka filluar me rutinën e çuditshme.

Policia e ka ndaluar dhe e ka marrë në mbajtje, ndërsa ka nisur hetime rreth rastit. /Telegrafi/