Telegrafi

Shoferja i rrezikoi jetën çiklistit, duke i shkuar shumë pranë me veturë (Video)

Graham Simmons po ngiste biçikletën në Hampshire të Anglisë, kur një shofere nisi të voziste shumë pranë tij dhe i la vetëm një hapësirë të vogël.

Madje, në disa raste, Ford Fiesta ishte aq pranë çiklistit, sa mund ta rrëzonte duke i rrezikuar jetën, transmeton Telegrafi.

“Ju jeni shumë e rrezikshme. Munde të më lëndosh”, ka thënë mes tjerash Simmons, teksa përpiqej të largohej.

Ende nuk dihet nëse ajo i ka bërë këto manovra me qëllim, apo ishte thjeshtë mungesë përvoje. /Telegrafi/