Telegrafi

Shoferja provonte të zgjidhte Kubin e Rubikut, derisa voziste (Video)

Në autostradën mes Mançesterit dhe Boltonit në Angli, një grua ka vozitur për disa kilometra, ndërsa mbante në duar Kubin e Rubikut.

Macauley Stephens e ka filmuar shoferen, që zgjidhte enigmën tredimensionale, duke përdorur të dy duart, ndërsa e drejtonte edhe timonin e makinës, përcjell Telegrafi.

Sipas dëshmitarit që i ka qëndruar afër, ajo ka lëvizur në këtë mënyrë për një kohë të gjatë, teksa rruga ishte përplot me vetura.

Nuk bëhet i ditur identiteti i gruas, që ka vozitur në këtë formë të rrezikshme automobilin me ngjyrë gri. /Telegrafi/

https://youtube.com/watch?v=-SQi_OK49rQ