Katherine Legge ka bërë rrathë të shpejta me Acura NSX, veturë kjo që është lansuar së fundmi.
Makina me 573 kuajfuqi dhe peshë prej 1,724 kilogramëve, e ka kombinimin e përkryer për t’i bërë këto rrotullime, por nevojitet që shoferi të jetë profesionist, transmeton Telegrafi.
Për të kryer këtë veprim, vetura tërheq me rrotat e përparme, teksa të pasmet vetëm rrëshqasin. Por, gjithnjë ka rrezik të humbet kontrolli.
Ngasja që mund ta shihni më poshtë, nuk iu rekomandohet ta provoni! /Telegrafi/