Telegrafi

Shoferja ndaloi veturën, në momentin kur i doli përpara një fëmijë me trotinet

Nadine Waring e ndaloi veturën, pikërisht në momentin kur i doli përpara një fëmijë me trotinet, që ndodhej skaj një rruge në Merseyside të Anglisë.

Kur fëmija doli nga trotuari në rrugë, shoferja 27-vjeçare arriti të ndalonte, megjithëse e përplasi lehtë dhe e rrëzoi për toke, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, ajo ka dashur të tregojë rreziqet e lëvizjeve të pakujdesshme në rrugë dhe mos shikimin e trafikut që ndodhet në afërsi.

Veprimi i shpejtë që bëri shoferja, e cila po udhëtonte me fëmijën e saj në veturë, është përshëndetur nga të tjerët. /Telegrafi/