Telegrafi

Shoferja lexonte libër derisa voziste pakujdesshëm nëpër autostradë (Video)

Derisa po ngiste motoçikletën në një autostradë në Auckland të Zelandës së Re, një burrë i paemëruar e ka filmuar shoferen që po lexonte libër mbi timon.

Me t’ju afruar makinës që lëvizte pakujdesshëm, nganjëherë edhe nëpër dy shirita, ai i ra borisë për t’i tërhequr vërejtjen shoferes, transmeton Telegrafi.

Pasi i bërtiti dhe përdori edhe fjalë të ndyta, ai u kthye edhe njëherë, për të parë nëse e ka larguar librin.

“Kjo është autostradë, gjatë ngasjes shfrytëzohet edhe për leximin e librave, gazetave, shkrimin e mesazheve, palosjen e rrobave dhe grim”, ka shkruar me ironi një komentues. /Telegrafi/