Telegrafi

Shoferja e tronditur me gjarprin që i doli nga pjesa e përparme e veturës (Video)

Cassandra Tan po viziste nëpër Queenstown të Singaporit, kur nga pjesa e përparme e veturës, e ngrinte kokën një gjarpër.

Fillimisht, shoferja 36-vjeçare u trondit kur e pa, por më pas u qetësua sepse mendoi se ishte një tub gome, transmeton Telegrafi.

“Doli disa herë, andaj e kuptova që është gjarpër dhe mund të shkaktoi ndonjë sulm. E telefonova burri që t’i tregoja, ai mendonte se kam halucinacione” ka thënë Tan.

Meqenëse ishte shtatzënë, burri saj zbriti nga banesa dhe vendosi t’i ndihmonte në këtë situatë, megjithëse nuk besonte që t’i ketë hyrë një reptil në veturë.

“Derisa po shikonim nëse ka diçka, papritmas doli një gjarpër i gjatë afro një metër. Ishte mjaft i frikshëm” ka shtuar shoferja.

Ata kërkuan ndihmën e një organizate që merret me mirëqenien e kafshëve, që e morrën për të mos e lënë në një zonë urbane. /Telegrafi/