Ai kishte shpresuar se shoferja do të lëshojë pe dhe do ti hapë dyert, por ajo përkundrazi e shikonte me qetësi thuajse asgjë nuk po ndodhë, transmeton lajmi.net.
Kjo fjalosje e tyre kishte zgjatur disa minuta, kurse kalimtarët e rastit nuk e kishin lëshuar këtë mundësi për ta filmuar dhe postuar në internet.
Ai i kishte bërë më dije shoferes se nuk e ka ndërmend të largohet nga hekurudha, duke i kërkuar asaj që ti telefonojë policisë. Por ajo pa u menduar dy herë mori telefonin mobil dhe filloi ta fotografojë, dhe pas këtij gjesti ai vendosi të largohet.