Telegrafi

Shoferja e taksisë argëton pasagjerët me karaoke

Një shofere taksie në Florida, SHBA, ka  fituar vëmendje të madhe në rrjete sociale, duke shfaqur pamjet se si u ofron pasasgjerëve një eksperiencë unike përmes sesioneve të karaoke-s brenda në veturë.

Video ku shihet Linda duke kënduar bashkë me pasagjerët, ka lënë shikuesit të habitur, dhe ka grumbulluar miliona klikime.

Ajo mori komente pozitive nga përdoruesit, madje shumë prej tyre e cilësuan si taksia më e mirë ndonjëherë. /Telegrafi/