Një shofere e Uber ka treguar detajet se si ajo mori një kërkesë për udhëtim nga një burrë me të cilin po takohej dhe një grua tjetër, duke thënë se ai nuk i foli asaj asnjë fjalë gjatë gjithë kohës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jen Worden, 25 vjeçe, nga Pensilvania, u bë virale në TikTok javën e kaluar pasi ajo ndau një video të saj duke rikujtuar momentin kur kuptoi se kishte marrë burrin ndërsa ai ishte jashtë me dikë tjetër.
@jword444 THIS ACTUALLY HAPPENED HAHAHA #fyp #uber #hinge #foryou ♬ HOW R PPL STILL SEEING THIS VIDEO – ??♀️why are u here
“Kur vendosni të qëndroni brenda një të premteje, të vozisni për Uber dhe burri juaj hip në ulësen e pasme me një vajzë tjetër”, shkroi ajo, duke këmbëngulur në mbishkrimin se “kjo ka ndodhur në të vërtetë”.
Pamjet në TikTok janë parë më shumë se 3.2 milionë herë dhe shumë komentues pranuan se do ta kishin humbur durimin nëse do të ishin në situatën e saj.
“Kjo do të ishte arsyeja ime e 13-të për të mos i besuar më kurrë një mashkulli”, ka shkruar një nga komentuesit. /Telegrafi/