Site icon Telegrafi

Shoferja e dehur thirri vetë policinë

Policia publikoi incizimin e bisedës telefonike në të cilin e dehura flet rreth 20 minuta me policinë në telefon.

Në orët e hershme të 13 marsit polici në linjën e urgjencës pyeti gruan se a mos është nën ndikim të alkoolit.

“Absolutisht, nuk po mundem as të vozis,” tha gruaja, ndërsa më pas polici nëpërmjet telefonit e udhëzoi ta ndalë automobilin diku në rrugë.

Pastaj ai i ndihmoi patrullës së policisë ta gjejnë automobilin me gruan e dehur, dhe më pas policia arrestoi shoferen.

Policia njoftoi se gruaja kishte thirrur në telefon në orën 5:40 të mëngjesit. Gruaja identiteti i së cilës nuk u bë publik, ballafaqohet me akuzat për vozitje në gjendje të dehur, ndërsa për këtë ajo mund t’i kalojë deri në 90 ditë në burg. /Telegrafi/

Exit mobile version