Telegrafi

Shoferja e dehur pinte verë teksa voziste veturën

Në Worcestershire të Anglisë, policia i është vënë pas një veture që bënte lëvizte jo të duhura.

Me të ndaluar veturën, shoferja është kapur duke pirë verë të shkumëzuar që e zbrazte nga shishja në gotë, transmeton Telegrafi.

Pasi i është bërë testi, gruaja e paemëruar ka dalë të ketë alkool katër herë mbi normën e lejuar për vozitje.

Pasi ajo është dërguar në mbajtje, policia e ka publikuar një fotografi ku e tregon shishen me lëngun alkoolik si dhe gotën e qelqit.

“Duke pirë verë si një zonjë e vërtetë. Por, a ka menduar ndonjëherë se sa njeriu vritet nga shoferët e dehur?”, është një nga komentet lidhur me fotografinë. /Telegrafi/