Në Krasnodar të Rusisë, një grua e dehur është përpjekur të parkonte veturën, ndërsa fliste gjatë tërë kohës në telefon.
Shoferja e shpërqendruar është përplasur në 17 vetura, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.
Të pranishmit janë munduar ta ndihmojnë, por ka qenë e kotë, sepse ajo ka vazhduar të voziste, transmeton Telegrafi.
Pronarët e veturave të dëmtuara, e kanë paraqitur rastin në Polici.
Testi që i është bërë, ka dalë se ajo ka qenë gjashtë herë mbi limitin e lejuar të alkoolit për vozitje. /Telegrafi/