Site icon Telegrafi

Shoferja e autobusit rrah femrën, e cila e kishte fotografuar duke kaluar në të kuqen (Video)

Në një video të postuar në internet, shihet se si shoferja e një autobusi kap për fyti një femër në mes të rrugës, duke bllokuar kështu trafikun në rrugën Stamford, raporton Mirror.

Besohet se viktima 27-vjeçe, një e diplomuar në kolegjin King të Londrës, kishte arritur të xhirojë shoferen e autobusit duke kaluar derisa në semafor ishte e ndezur drita e kuqe.

Duket se ky gjest i saj ka nxitur shoferen të ndalojë në mes të rrugës dhe ta sulmojë atë, transmeton lajmi.net.

Në videon e publikuar, viktima gjithashtu dëgjohet duke i kërkuar shoferes që ta lëshojë, derisa ajo ia kthente duke i thënë se fillimisht duhet t’i fshijë fotografitë e bëra. 

Exit mobile version