Shoferja e një autobusi në jugperëndim të Ohios, po cilësohet si heroinë e vërtetë, pasi ka arritur t’ia shpëtojë jetën një fëmiu i cili derisa po dilte nga autobusi nuk ishte në dijeni që pranë tij po kalonte një veturë.
Kamera e vendosur brenda autobusit ka kapur momentin kur nxënësi shpëtohet nga shoferja April Wise, që e tërheq brenda dhe nuk e lejon të zbret në New Carlisle të Dayton, transmeton Telegrafi.
Po të kishte zbritur në atë moment ai sigurisht se do të goditej nga vetura, ndërsa reagimi i shoferët padyshim se ia shpëtoi jetën.
“Ai ishte një prej nxënësve më të shpejtë. Thjesht ishte instinkti i nënës që e futi brenda autobusit”, tha Wise për mediat lokale.
Është interesant se Wise i ka vetëm një vit përvojë si shofere autobusi, por që ajo thotë se në trafik është gjithmonë e kujdesshme dhe kjo i ndihmoi t’ia shpëtojë jetën të riut. /Telegrafi/