Një shofere e autobusit është akuzuar që vazhdimisht kishte goditur me shuplaka në fytyrë gjashtëvjeçaren me autizëm, pasi pamjet e këtij momenti të tmerrshëm janë publikuar në internet.
Në video vogëlushja mund të dëgjohet duke qarë, derisa shoferja e autobusit vazhdimisht e godet në fytyrë, transmeton Telegrafi.
Vajza e vogël e quajtur Kaylee në pamundësi për të nxjerrë ndonjë fjalë nga goja, ajo shihet e frikësuar duke qarë dhe kërkuar ndihmë.
Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në autobusin e një shkolle në Neë Lenox në Chicago.
Në momentin që pamjet janë publikuar në internet, nëna e vogëlushes Madeline Norley ka mbetur e shokuar me atë çfarë pa duke kërkuar drejtësi për vajzën e saj.
Prindërit e vajzës së pambrojtur kanë pranuar se bija e tyre nuk ka pësuar ndonjë lëndim fizik, por dhuna ka ndikuar në personalitetin e saj dhe reagimet që ajo i ka me të huajt.
Policia ka bërë të ditur se ka filluar hetimet lidhur me rastin. /Telegrafi/