Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një shofere 27-vjeçare ka përplasur me makinë një djalë 10-vjeçar.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 20 janar 2025, në rrugën “Tomorr Domi” ndërsa i mituri është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore, dhe ndohet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka njoftuar se shtetasja S. M., e cila drejtonte automjetin, është ndaluar dhe shoqëruar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij. /Telegrafi/