Site icon Telegrafi

Shoferit të autobusit i humb durimi, rreh një pasagjer sepse ai i kishte rënë ziles pa pushim (Video)

Një shofer kolumbian i autobusit është filmuar duke sulmuar një nga pasagjerët e tij pasi e ka akuzuar se i kishte rënë shumë ziles, për t’u siguruar që shoferi të hapte dyert në ndalimin e ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë pasagjerët tjerët ata që janë detyruar të ndalonin me forcë shoferin që të lëndonte rëndë viktimën e tij, pasagjerin David Perez, në një udhëtim me autobus në Cartagena.

Incidenti thuhet se ndodhi në një autobus të drejtuar nga një firmë private e quajtur Transcaribe, e cila është pjesë e sistemit operativ të transportit masiv të qytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version