Një person kanë humbur jetën dhe tre tjerë janë lënduar, kur një veturë u fut në trotuar në qytetin rus Soçi dhe shtypi këmbësorët.
Sipas policisë ruse, dyshohet se shoferin e kishte zënë gjumi brenda veturës që lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.
Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur në vend njëri nga këmbësorët, që u shtyp nga vetura që më pas e hodhi në drejtim të veturës tjetër.
Soçi është një nga qytetet ruse ku po mbahen ndeshjet e Botërorit në futboll. /Telegrafi/
https://twitter.com/MHChehade/status/1014519629790830592