Vozitja në rrugët e mbuluara me borë nuk është një punë e lehtë, e këtë më së miri e dinë shoferët e kamionëve.
Një shofer nga Bosnja e Hercegovina hasi në probleme në Austri, kështu i doli në ndihmë shoferi i veturës tejet të fuqishme Nissan R35 GT-R, transmeton Telegrafi.
Fjala është për një shofer profesionist që voziste kamionin Volvo FH në Tirolin e Austrisë, e në një moment ngeci për shkak të borës dhe akullit.
Në ndihmë i doli shoferi i veturës sportive japoneze e njohur si Godzilla, që e vë në lëvizje motori 3,8 litra twin-turbo V6.
Ky motor në modelin standard GT-R Nismo prodhon 592 kuaj-fuqi, por duket ditur se bëhet fjalë për modelin GT-R që është modifikuar nga Madisma Performanca, fuqia e tij është rritur dukshëm.
Ndryshe kjo kompani që merret me modifikimin e veturave, mund t’ia rrit fuqinë motorike dhe t’i mundësojë të prodhojë deri në 1.000 kuaj-fuqi.
Kështu Godzilla me fuqinë që e ka ka tërhequr shoferin e kamionit nga Bosnja, i cili pasi e rimori veten vazhdoi rrugëtimin për në Sarajevë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=U07fUZk0i0g&feature=emb_title