Telegrafi

Shoferi i veturës habitet, para syve të tij dreri kapërcen dy korsitë (Video)

Ky është një moment i pazakontë, kur një drerë filmohet duke kapërcyer korsitë e rrugës ku kalonin veturat me shpejtësi të madhe.

Ngjarja është filmuar nga një shofer i cili kishte vërejtur drerin duke vrapuar me shpejtësi të madhe nëpër fushë, dhe ishte shumë i bindur se me kalimin e kohës do t’i afrohej rrugës dhe do të kërcente në anën tjetër të asfaltit, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar në Sllovaki, ndërsa një ngjarje e tillë në këtë zonë nuk është e pazakontë, pasi konsiderohet si “çerdhe” e drerëve.

Por, është interesant se si me precizitet të madh arrin me vetëm një kërcim të kaloj në anën tjetër të rrugës, ku për pak centimetra nuk goditet nga vetura.

Megjithatë, një gjë është e sigurt që po të kërcente më pak apo po të lëvizte vetura më shpejtë, do të ndodhte një aksident me fatalitet. /Telegrafi/