Telegrafi

Shoferi i veturës detyrohet t’i bjerë borisë që krokodili që ia kishte zënë rrugën të lëviz (Video)

Vetëm në Australi ndodh që shoferi i një veture të detyrohet t’i bjerë borisë, në mënyrë që krokodili t’ia lëshojë rrugën.

Një gjë e tillë ka ndodhur në një autostradë, ku një burrë u detyrua të ndalet dhe t’i bjerë borisë që krokodili që ishte ndalur në rrugë të lëviz, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin, kur një veturë e kuqe e cila po kalonte nëpër një autostradë që ishte vërshuar nga shirat e rrëmbyeshëm u detyrua të ndalet dhe të pret derisa reptili të kalon rrugën.

Ai shihet duke i rënë disa herë borisë, dhe pas disa tentimeve krokodili gjigant vendosë të largohet nga rruga.

Ky veprim i krokodilit sigurisht se ka mundur të shkaktoj aksident trafiku, po të mos kishte qenë i kujdesshëm shoferi i veturës. /Telegrafi/