Një shofer garash kuptoi se flakët kishin përfshirë makinën e tij dhe u detyrua të rriste shpejtësinë për të arritur në ndalesën e sigurisë para se zjarri të shkatërronte makinën e tij.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Calum Lockie, 51 vjeç, bashkë me Julian Thomas, po garonte më 8 qershor në Festivalin Historik në Leicestershire.
Siç edhe mund të shihet në pamje, në momentin që ai vëren zjarrin dhe tymin, nuk ndalet – përkundrazi, vazhdon, madje duke rritur shpejtësinë.
Për fat të mirë të tij, zjarri nuk përhapet më tej dhe arrin cakun e dëshiruar nga shoferi. /Telegrafi/