Një automobilist ka vdekur pasi u qëllua deri në dhjetë herë nëpër një dritare të veturës, pasi u ndoq nga policia në një autostradë në Bristol, Angli.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje për të cilën një dëshmitarë ka thënë se ka parë zyrtarët policorë duke shtënë në drejtim të dritares së veturës ku gjendej vozitësi.
Dëshmitari gjithashtu ka shtuar se ka parë edhe policinë duke e nxjerrë vozitësin nga vetura.
Autoritetet ndërkaq e kanë konfirmuar ngjarjen me fatalitet, duke shtuar vetëm se nuk bëhej fjalë për ndonjë aksion anti-terroristë. /Telegrafi/