Një furgon për shpërndarje u gjend në një pozitë shumë të rrezikshme, derisa shoferi i tij u arratis.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë furgonin e gjendur në një pozicion gati të bie në det, rreth 60 metra më poshtë.
Pamjet thuhet se u kapën nga një banor lokal në Cornwall, Angli, i cili tha se shoferi ishte afër katastrofës së mundshme.
Ndërkohë firma shpërndarëse ka thënë se tani ka nisur një hetim mbi incidentin – por këmbënguli se ‘në asnjë fazë nuk ishte shoferi në rrezik’.
Një banor vendas, i cili vetëm donte të identifikohej me emrin e tij të parë, Graham, tha se ai dhe gruaja e tij kishin qenë për një shëtitje të rregullt në rrugën bregdetare dhe po ktheheshin në shtëpi në mes të pasdites të dielën, kur e panë furgonin. /Telegrafi/