Site icon Telegrafi

Shoferi tullac i autobusit në Londër shpërtheu në lot kur pa ndryshimin – pas ‘zëvendësimit të flokëve’ në kokën e tij

Një shofer autobusi në Londër, të cilit filluan ti binin flokët në adoleshencë, mbeti në lot pasi u pajis me një ‘sistem zëvendësimi të flokëve’ që i hoqi ‘dekada nga mosha e tij’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Adam Sinclair, 29 vjeç, ka qenë i vetëdijshëm për flokët e tij që kur ishte 19 vjeç.

Adamit, i cili ka 92,000 ndjekës të TikTok, iu ofrua një sistem flokësh 350 funte falas nga klinika Novo Cabelo, në County Durham, me pronarin Rob Wood që filmoi reagimin e tij.

Videoja është bërë virale në TikTok, duke mbledhur më shumë se 2 milionë shikime.

Siç thuhet më tej Rob përdori teknikën e sistemit të flokëve që është krijuar duke përdorur flokë njerëzorë ose sintetikë të thurur me dorë në një bazë të veçantë materiali.

Baza pastaj ngjitet në kokën e individit me metodën e preferuar të ngjitjes (shirit ose ngjitës), dhe pritet dhe “përzihet” për ta bërë atë të padallueshme.

Çdo sistem flokësh zgjat tre deri në katër muaj dhe ato pastrohen çdo muaj, me “veshjen dy-orëshe që kushton” 350 funte.

Dhe ndjekësit kanë qenë të shpejtë për t’i thënë Robit se ai duket 10 vjet më i ri pas procedurës.

“Unë nuk e njoha veten në fillim, por kur e njoha, më pëlqeu ajo që pashë. Ishte hera e parë në vite që më pëlqeu ajo që pashë”. /Telegrafi/

Exit mobile version