Site icon Telegrafi

Shoferi i tramvajit thotë se ndihet shumë i stresuar – largon të gjithë pasagjerët në Australi

Pasagjerëve iu tha të largoheshin nga një tramvaj australian pasi shoferi nuk ndihej mirë.

Punonjësi me bazë në Melburn u tha të gjithëve të largoheshin nga tramvaji Yarra Trams – klasi D.

Një video e largimit të njerëzve u publikua në mediat sociale dhe shkruhej se “kur shoferi juaj i tramvajit u thotë të gjithëve të zbresin sepse është i stresuar dhe nuk dëshiron më të vozisë”.

Pasagjerët në video mund të shihen të hutuar ndërsa largohen nga tramvaji. Por, shumë njerëz e lavdëruan shoferin për marrjen e vendimit, raporton metro.co.uk.

Një përdorues komentoi, “mirë për të, një mbret që vë në plan të parë shëndetin mendor”.

Yarra Trams njoftoi se “siguria e stafit dhe pasagjerëve tanë është prioriteti ynë numër një – dhe ne po i ofrojmë mbështetjen tonë të plotë shoferit”.

Muajin e kaluar, një tren pasagjerësh që transportonte qindra njerëz u përplas kokë më kokë me një tren mallrash në Greqinë veriore duke lënë të vdekur të paktën 40 persona.

Shumë nga ata në bord ishin studentë universiteti që ktheheshin në shtëpi nga pushimet. /Telegrafi/

Exit mobile version