Njerëzit mund të nxjerrin lloj-lloj justifikimesh për të shmangur pagesën e gjobave – por edhe më keq, arrestimin.
Kështu veproi edhe një shofer i një Mercedes C-Class i cili u kap nga policia gjermane me disa modifikime të dyshuara të paligjshme në automjetin e tij, përcjell Telegrafi.
Ai u tha oficerëve se ai sapo kishte blerë automjetin dhe nuk kishte asnjë ide për ndryshimet.
Siç vërehet në një postim në rrjetet sociale nga Policia e Berlinit, ngjarja ka ndodhur më 16 dhjetor.
I pyetur për automjetin e tij, i riu tha: “E kam blerë veturën vetëm gjysmë ore më parë, nuk e kam idenë”.
Megjithatë, ai nuk arriti të bindë oficerin e policisë gjermane, por i cili sekuestroi automjetin në vend. /Telegrafi/