Site icon Telegrafi

Shoferi i Tesla-s bllokon hajdutin brenda makinës nga telefoni – përmes aplikacionit

Grabitja e një Tesla Model 3 siç duket ishte parandaluar duke përdorur aplikacionin e smartphone.

Në qytetin amerikan të Barstow, një shofer i Tesla-s ndaloi një hajdut të makinave, transmeton Telegrafi.

Hajduti kishte vjedhur makinën Tesla, ndërsa pronari i saj për ta ndalur atë kishte përdorur aplikacionin për ta ndalur atë.

Pronari i makinës Tesla, që me sa duket ishte Model 3, kishte parë që hajduti kishte hyrë në makinën e tij dhe më pas përmes një aplikacioni në telefon kishte arritur ta fikë makinën dhe t’i mbyll dyert dhe nuk e lejoi që hajduti të dilte jashtë makinës.

Ky rast është raportuar edhe nga Departamenti i Policisë Barstow, përmes një postimi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version