Site icon Telegrafi

Shoferit të Palevskit i caktohet masa e paraburgimit

Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata penale Shkup e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për shoferin i cili e ka transportuar Lupço Palevskin – Pallçon nga Serbia, për në Turqi.

Pallço është i dyshuari i parë për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska dhe për vrasjen e 47-vjeçarit, Pançe Zhezhovski.

Paraburgimi është shqiptuar për shkak të mundësisë së arratisjes.

 

Exit mobile version